Monday , January 25 2021

DOKUMENTARI: Shqipëria një mal i plehrave Europiane

Debati në kuvend për projekligjin që lejon importimin e plehrave në vendin tonë, ka kundërshtime nga ana e shoqërisë civile, shoqatave ambientaliste, opozites, deputetëve të PS-së dhe PDIU por i shtohet edhe një dokumentar i huaj.

“Journeyman.tv” tregon me fakte se mbetjet në Shqipëri vazhdojnë të futen, madje edhe ato të rrezikshmet.

Dokumentari rreth 29 minuta titullohej “Vendi i Mbeturinave/ Si po bëhet Shqipëria mali i plehrave europiane”. Gazetarët raportonin se megjith ndalimin e importit nga qeveria Rama, ky aktivitet vazhdonte, kryesisht për letrën dhe skrapin. Ata intervistuan edhe kryeministrin Rama, i cili në mënyrë të prerë mohonte importin

Shqipëria, thuhet në këtë dokumentar,  vazhdon të jetë e kërcënuar nga një katastrofë ekologjike dhe e rrezikon të bëhet mali i plehrave europiane. Sot mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama dërgoi në parlament një ligj të ri për plehrat, jo për të shtrënguar masat për të mos lënë që mbetjet e Europës të hyjnë në Shqipëri, por për ta legalizuar ardhjen e tyre.

Sot, më shumë se dje kur importi i plehrave ndalohej, Shqipëria është në rrezik nga plehrat.

Qindra mijëra tonelata nga vende te ndryshme  të botës do të zbarkojnë në një vend, ku ashtu siç thoshte kryeministri Rama në fund të vitit 2013, e ka të pamundur të kontrollojë ruajtjen e standardeve dhe është më shumë se kurrë nën ndikimin e interesave të jashtëzakonshme financiare, që këtë herë lidhen me fatkeqësinë e shqiptarëve.

 

https://vid.me/mk1N

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *