Saturday , January 23 2021

Doktorët e BDI-së në “luftë” me doktorët e VMRO-së

Një “luftë” e vërtetë po zhvillohet këtyre ditëve mes mantilave të bardhë të dy partive partnere në qeveri BDI dhe VMRO për shkak të problemeve në ndarjen e kolaçit, raporton Fakte. Sipas informacioneve bëhet fjalë për punësimin e specializantëve ku partia maqedonase ka “harruar” të ndajë një pjesë të kolaçit dhe për shqiotarët.

Siç dihet, në klinikat e vendit ka nga dy drejtorë, një mjek dhe një ekonomist, të cilët vendimet i marin me dy nënshkrime. Për shkak se VMRO nuk ka caktuar shqiptarë specializant që do pranoheshin bashkë me kolegët e tyre, Ali Ahmeti ka urdhëruar që shqiotarët ta bllokijnë pranimin edhe të maqedonasve. Kjo ka shkaktuar kaos të vërtetë, ndërsa drejtorët shqiotarë të gjithë që kërkojnë sqarime, i drejtojnë në selinë e partisë në Reçicë./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *