Sunday , January 24 2021

“Dnevnik” në mbrojtje të BDI-së: Në çdo krizë mes LSDM-së dhe VMRO-së përfitojnë shqiptarët (foto)

Gazeta pro-qeveritare “Dnevnik” vazhdon me tentimet për të mbuluar veprimet antikombëtare të partnerit qeverisës BDI, me largimin dhe fshirjen e mbi 210.000 qytetarë, kryesisht shqiptarë nga Lista zgjedhore, shkruan Fakte. “Dnevnik” ka shkruar se gjoja nga marrëveshja e fundit në Maqedoni fitues kanë dalur shqiptarët, pasi janë shtuar disa orë program shqip në servisin e dytë.

Të mjerët, “harrojnë” se po ky servis pas mesnate nuk emiton asnjëfar programi. Harron gjithashtu se në orët që emitohet program shqip ritransmitohen nga 100 herë “NotaFest” nga viti 1991.

Një fjalë e urtë thotë “Dielli nuk mbulohet me shoshë”. As dështimi dhe tradhëtia e BDI-së nuk mbulohet me tekstet e “Dnevnik”-ut./FAKTE.Net

download (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *