Wednesday , June 23 2021

Djali i kryebashkiakut të Laçit përplas furgonin e policisë, tre të plagosur, një polic rëndë në spital

Një aksident i ndodhur sot, në aksin Fushë Krujë – Milot, në vendin e quajtur kryqëzimi i Patokut, ka për protagonist djalin e një tjetër zyrtari të PS-së.

Ka qenë Klejdi Bardhi, djali i kryebashkiakut të Kurbinit Artur Bardhi, i cili me automjetin ë drejtonte, është përplasur me një furgon policie.

Për pasojë nga kjo përplasje kanë mbetur të plagosur tre person, midis të cilëve edhe një efektiv i uniformave blu.

Pas ngjarjes të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Lezhës.

Policia e cila shkoi në vendin e ngjarjes, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *