Thursday , February 25 2021

Djali i El Chapos, në veturë me targa të Shqipërisë

Pak kohë pasi El Chapo u arratis në mënyrë spektakolare nga burgu, djali tij 32-vjeçar Ivan Archivaldo Guzman ka postuar “mallin” e tij në një nga profilet e tij në Facebook.

Vetura luksoze, stoli ari, armë të mbështjella me gurë të çmuar, shumë para të thata dhe drogë, janë gjërat më të shpeshta që i ka treguar ai përmes fotografive.

Por, çfarë bie në sy, në njërën nga fotografitë, është një Mercedes që ka targa të Shqipërisë.

Nuk dihet se ku është bërë kjo fotografi, ku shihet një dorë që mban automatikun, përjashta dritares të veturës luksoze.

Në këtë fotohrafi të trafikantit nga Meksika, me makinën e Shqipërisë, fytyra e tij është e fshehur, ndërsa në shumë të tjera ai pozon me fytyrën para kamerës.

FAKTE.Net

image-9c8c601d0bd0703831f18bafc94ee8b068f851b8427a03102f30c6cdedd5e270-Vimage-6101c46a16ddcbfdd6900927950f4cba0d1c0cb5024f2431f49194b1d8f433f1-V


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *