“Nuk do të thotë se ne kemi hequr dorë nga ideja për formimin e qeverisë. Do të doja të potencoja se, për atë se kush duhet të formojë qeveri, vendosin qytetarët e vendit. Nuk vendosin as mediat, as organizatat joqeveritare, as ekspertët, as analistët, as qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, tha Dimovski.

Për analistin Albert Musliu, teza se nëse nuk do të ekzistonte Prokuroria Speciale, do të ishte me mirë për qytetarët është tezw e gabuar.

“Është absurde që partitë politike tentojnë të na bindin se nëse Prokurorisë Speciale nuk i vazhdohet mandati, atëherë paskemi bërë diçka të mirë”, tha Musliu.

Dështimi i OBRM-PDUKM-së për të arritur marrëveshje me BDI-në si dhe çështja se a do të dakordohet LSDM me BDI-në janë procese që nuk do të ndalen dhe për këtë arsye duhet të ballafaqohemi ne një realitet të ri, thotë analisti Petar Arsovski.

“Bixhozi i Zevit me këto tema u pagua në zgjedhje dhe tani ai ka numër serioz të votuesve shqiptarë që e kanë kaluar atë vijë etnike dhe votuan për LSDM-në. Në këtë kuptim, ai duhet të mendojë edhe për një narrativ të ri politik nga ana e OBRM-PDUKM-së. Politikat që fokusohen vetëm në geton e vet etnike nuk do të sjellin cilësi të re”, u shpreh Arsovski.

Sipas Kërzhallovskit, anketat që i bën instituti i tij tregojnë se për momentin, opsioni më i mirë është qeveria e zgjeruar.

“Preferohet të krijohet një koalicion i gjerë. Por tek partitë ekziston një polarizim aq i madh saqë është vështirë të krijohet një koalicion i gjerë”, tha Kërzhallovskit.

Sipas tij, në vend nevojitet të bëhet depolarizimi i shoqërisë edhe ndërmjet partive politike. Ai shtoi se sipas anketave, 56% e maqedonasve dhe 80% e shqiptarëve konsiderojnë se duhet të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale./Telegrafi/