Tuesday , April 20 2021

“Dilni nga autobusi ose paguani vet”, Komuna e Tetovës ka lënë nxënësit pa transport

Duhet të dilni nga autobusi, ose të paguani privat, kështu iu janë drejtuar nxënësve të shkollave të Mesme në Tetovë shoferët e autobusëve, pasi komuna dhe kompanive private ende nuk kanë firmosur kontratat për transportin falas të nxënësve, transmeton Fakte. Nxënësit janë shprehur të revoltuar se, pasi thonë se një pjesë e tyre nuk kanë mundësi të paguajnë rrugën.

“Kemi problem, sot nuk kemi transport neve, na detyrojnë të paguajmë. Duhet të paguajmë domethënë nuk kemi transport. Deri sa të rregullohet puna ne nuk do shkojmë në shkollë”.

“S`është aspak në rregull kjo, deri sa të rregullohet do duhet të paguajmë vetë. S`kemi çka bëjmë. Ne nuk kemi buxhet por çka të bëjmë me aq sa kemi duhet të shkojmë patjetër”.

“Po kemi probleme, duhet të paguajmë vet, derisa vet duhet të paguajmë ne nuk shkojmë”.

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi fajin e hedh tek kompanitë private që sipas saj ende nuk kanë firmosur marrëveshjet me komunën për transportin falas. Sa i përket borxhit ndaj kompanive, zonja Arifi thotë se të njëjtin e ka trashëguar nga paraardhësi i saj dhe pret që për këtë të ketë edhe përgjegjësi ligjore.“Ne e kemi bë shpalljen dhe në bazë të sasisë që na është caktuar e kemi përgatitur kontratën për tu nënshkruar që besojmë se transportuesit do e nënshkruajnë. Borxhi në periudhën tonë kohore sa jemi ne në pushtet në fakt, çdo bllok dotacion si ka ardhur ashtu është bartur deri tek transportuesit dhe dua të nënvizoj se komuna nga mandati i kaluar ka trashëguar 4.5 milion euro borxh ndaj tyre dhe për këtë dikush duhet të jap përgjegjësi serioze se si është krijuar dhe përse është krijuar ky borxh”, deklaroi Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës, njofton Alsat-M.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *