SHARE

Një autobus i Bullgarisë me 46 udhëtarë, që ka udhëtuar për në Maqedoni, mbrëmë është djegur në tërësi, shkruan Fakte. Pak para kufirit të Maqedonisë Deve Bair, autobusi ka marrë flakë, por për fat të mirë të gjithë udhëtarët me kohë janë evakuar dhe nuk ka të lënduat.

Sipas informacioneve të para deri te zjarri ka ardhur për shkak të probleme në sistemin elektrik të autobusit. Gjatë incidentit, komunikacioni në këtë pjesë të rrugës ka qenë në ndërprerje./FAKTE.Net

SHARE