Thursday , August 5 2021

Dibër/Fermerët të revoltuar: Vitin tjetër do mbjellim drogë (video)

Fermerët e qershisë në Dibër ankohen për mungesë të tregut të shitjes të prodhimeve të tyre.

Këtë vit prodhimi i qershisë ka qenë në maksimum, ndryshe nga viti i kaluar ku u dëmtuar për shkak të ngricës dhe breshërit, përcjell Fakte.

Por fermerët nuk po arrijnë të shesin prodhimet e tyre. Ata fajësojnë shtetin që sipas tyre nuk iu ka krijuar kushte për treg, e ndërsa çmimi i shitjes për kilogram nuk mbulon shpenzimet. Të gjendur në këto kushte, disa nga fermerët kanë nisur prerjen e pemëve të qershisë.

Ndërkaq, fermer të tjerë thonë se vitin e ardhshëm pasi të presin pemët e qershive do të mbjellin hashash pasi sipas tyre vetëm ai ka treg të sigurt në Shqipëri. Në të gjithë qarkun Dibër, janë të mbjella 460 hektarë tokë me qershi./news24

Lexo më shumë në: http://m.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/vitin-tjeter-do-mbjellim-droge-dibrantet-presin-qershite-s-ka-treg-shitje-540757/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *