Tuesday , October 23 2018

Dhjetë vetëvrasje për katër muaj në Kosovë

Në varrezat e Tyrbes së Gjakovës, që nga sot do të prehet Art Kurti i cili vdiq pas një goditje me plumb në kokë. Dyshohet se Arti i njohur edhe nga seriali “O sa mirë” bëri vetëvrasje, përcjell Fakte.

Po në këtë komunë dy ditë më parë i dha fund jetës së tij edhe 41 vjeçari, F.Syla.

Kurse muajin e kaluar, pikërisht  në qytetin e Gjakovës, me një revole e mbyti veten një person i moshës 45 vjeçare.

Në Gjakovë para tre muajve u vetëvra edhe Kolë Marku.

Derisa në Gjilan para dy jave i dha fund jetës së saj 51 vjeçarja,  infermiere e spitalit në këtë komunë,  Xhylie Hajdari.

E po ashtu në këtë muaj u privua nga jeta polici 50 vjeç me inicialet Bekim Ismaili i cili qëlloi vetën me armën e tij.

Por as këtu nuk përfundon rasti i vetëvrasjeve.

Me 20 mars një 16 vjeçare ra nga ballkoni i shtëpisë në qytetin e Shtimes me ç’rast i dha fund jetës.

Edhe një i mitur nga fshati Verban i Vitisë e vrau vetën.

Ndërsa, janarin e këtij viti, lehona Blerinë Sejdiu Hodolli u hodh nga një dritare e Klinikës së Gjinekologjisë./Express

Vdekja e saj po ashtu u cilësua si vetëvrasje.

Në banesën e fundit në këtë vit u përcoll edhe Shukrije Shala. 39 vjeçarja nga fshati Maxhun i Vushtrrisë, ajo ja mori jetën vetes me anë një armë.

Pra statistikat tregojnë se  vetëm për këta katër  muaj 10 kosovar janë vetëvrarë. Në anën tjetër në Policinë e Kosovës vetëm 4 vdekje janë cilësuar si vetëvrasje, të tjerat ende janë në proces të hetimit.

Sociologu, Ferdi Kamberi mendon se një ndër faktorët që po dërgon këta persona drejt aktit të vetëvrasjes është depresioni.

Sipas statistikave të Policisë, shumica e personave që bëjnë vetëvrasje i takojnë gjinisë mashkullore.

Ndryshe në vitin e kaluar në polici janë regjistruar 32 vetëvrasje si dhe 216 tentim vrasje. Shqetësues mbetet vitit 2014, gjatë të cilit janë kryer 77 vetëvrasje dhe 261 tentim vrasje.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/dhjete-vetevrasje-per-kater-muaj-ne-kosove-528957/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.