Sunday , April 18 2021

Detaje rreth rrezimit të avionit. Dy kosovarë mes viktimave (video)

Rreth orës 17.40 në afërsi të Shkupit nga karaulla e aeroportit ”Aleksandri i Madh” është raportuar se ka humbur nga radari avioni i tipit ”Piper” me regjistrim të Gjermanisë që është drejtuar në Maqedoni nga Treviso të Italisë ndërsa destinacioni i fundit ka qenë Prishtina. Në aeroplan kanë qenë dy shtetas të Kosovës dhe katër nga Italia, transmeton Fakte.

Drejtori i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov ka konfirmuar se në aeroplan kanë qenë 2 shtetas nga Kosova dhe 4 nga Italia. Destinacioni i fundit i tyre ka qenë Prishtina.

Policia, zjarrfikësit dhe ushtria janë në terren për të gjetur trupat e personave që gjendeshin në aeroplanin e rrëzuar në rrethinën e Shkupit.

Deri tani janë gjetur disa pjesë të aeroplanit të rrëzuar në afërsi të fshatit Kozle në Shkup.

Prokuroria Publike po ndërmerr masa për zbardhjen e aksidentit që ndodhi pasdite në afërsi të Shkupit ku një avion është rrëzuar, kanë bërë të ditur nga Prokuroria Themelore Publike./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *