Thursday , April 22 2021

Dështon seanca për lotsjellësin në Kuvend

Në gjykimin e 4 deputetëve të VV-së duhej të dëshmonin deputetet Flora Brovina e Blerta Deliu-Kodra, por ato nuk u paraqitën në seancë.

Flora Brovina e Blerta Deliu-Kodra deputetet e PDK-së që janë palë e dëmtuar në procesin gjyqësor kundër kolegëve të tyre të “Vetëvendosjes” Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit e Faton Topallit nuk u paraqitën në seancë.

Ato pritej të dëshmonin në procesin gjyqësor kundër deputetëve të VV-së për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Në seancë nuk ishte i pranishëm as Albin Kurti, kështu që seanca u shty.

Gjykata vendosi që deputetit të akuzuar Kurti dhe deputeteve që ishin paraparë të dëshmonin t’u dorëzojë ftesa të rregullta për seancën e radhës.

Sipas gjykatës nëse do të ketë mungesa përsëri ajo do të veprojë në bazë të Kodit të Procedurës penale për lëshimin e urdhëresës për paraburgim.

Aktakuza ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje u ngrit më 16 dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës, katër deputetët akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Albin Kurti mungoi edhe në seancën e shkurtit të këtij viti dhe kjo bëri që të dështojë ajo seancë, shkruan kallxo.com, transmeton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *