Wednesday , December 12 2018

Dështon Rusia, Koreja e Jugut merr drejtimin e Interpolit

Koreja e Jugut ka marrë drejtimin e Interpol.

Presidenti i ri i Interpol, Kim Jong-yang mundi rivalin rus, një veteran i vjetër i shërbimeve të sigurisë të Rusisë, i cili u kundërshtua fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe vendet e tjera evropiane.

Alexander Prokopchuk akuzohet për keqpërdorimin e sistemit të ‘njoftimit të kuq’, metoda e arrestimeve të Organizatës Ndërkombëtar të Policisë (INTERPOL), raporton BBC.

Kim u zgjodh nga 194 shtetet anëtare të Interpolit në mbledhjen e kongresit vjetor që vijon dhe sot në Dubai.

Kandidati rus, Prokopchuk u përfol gjerësisht se do të ishte fituesi i garës, por kishte shqetësime në rritje se do të përdorte rolin e tij për të ‘sulmuar’ kritikët e presidentit rus Vladimir Putin.

Zgjedhjet vijnë pas zhdukjes në shtator të ish-presidentit të Interpol, Meng Hongwei, gjatë një udhëtimi në Kinë. Pekini ka konfirmuar se Hongwei është arrestuar dhe po hetohet për marrje ryshfeti.

Kim do të shërbejë gjatë dy viteve të mbetura të mandatit të Meng.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.