Thursday , December 13 2018

Dështimi i referendumit të zgjojë Bashkimin Evropian, s’ka më kohë

Ka kohë që zyrtarë nga Bashkimi Evropian bëjnë thirrje se në Ballkanin Perëndimor kanë shtuar ndikimin edhe fuqi të tjera si Rusia, Turqia, Kina etj por kjo nuk ishte shumë bindëse deri mbrëmjen e kaluar, në referendumin e Maqedonisë.

Edhe njëherë, Bashkimi Evropian u tregua i dobët përballë fuqive botërore dhe kjo duhet të jetë një mësim i mirë. Le të jetë një mësim dhe t’i zgjojë nga gjumi reahatues shtetet e BE-së që të bëjnë reformimin dhe ta forcojnë institucionin dhe pse jo në një të ardhme të afërt të jetë sikur SHBA, Shtetet e Bashkuara të Evropës.

Por, sot Ballkani Perëndimor ka nevojë më shumë se kurrë për BE-në pasi siç ka thënë edhe Federika Mogherini në këtë pjesë të botës diçka mund të përparojë shpejt por po me atë shpejtësi mund të rrënohet lehtë. Prandaj vëmendja e BE-së duhet të shtohet dhe të mbyllin njëherë sytë nga ligjet, që në fakt janë kërkesa persona të shteteve që janë shumë, dhe të pranojnë këto shtete në BE.

Rezultati i referendumit pasqyron atmosferёn nё popull, gjё qё tё fut nё mendime. Edhe pse tani shumё pёrpiqen ta zbukurojnё situatёn, pёr faktin se 90 pёrqind e votuesve u shprehёn pro, shumica e madhe nё vend heshti dhe bojkotoi nё mёnyrё aktive.

E kёsisoj mungon miratimi i gjerё i shpresuar pёr njё proces, qё nё referendum kishte ndёrlidhur qartazi tre ҁёshtje tё sё ardhmes: Marrёveshja me Greqinё. Integrimi nё BE dhe nё NATO.

Por mё e keqja ёshtё se nёse dёshton kjo marrёveshjё ka ndikim domino edhe pёr shtetet e tjera nё kёtё zonё.

Si do tё arrijё Kosovё dhe Serbia marrёveshje qё ёshtё shumё mё e vёshtirё?

E kjo ndikon edhe te Shqipёria e cila mund tё kёpusё shpresat pёr anёtarёsim dhe tё bllokojё reformёn nё drejtёsi, reformё kjo qё pritet ta shtypё korrupsionin qё po i ha qytetarёt pёr vite tё tёra.

Prandaj ideale do tё ishte qё Ballkani Perёndimor tё mos neglizhohet nё kёto momente tё vёshtira por tё gjendet urgjentisht njё zgjidhje qё do tё ishe pranimi i tyre nё njё BE tё reformuar si njё shtet i vetёm dhe ligjet e saj do ta shёndrronin kёtё zonё nё njё qendёr zhvillimi pasi edhe klima ёshtё tejet e pёrshtatshme.

Ndёrkaq pranimi i kёsaj zonё do tё parandalojё dhe luftojё edhe ndikimin e Rusisё e cila qartazi ka ndikim tё konsiderueshёm.

Futja nё qorrsokake e Ballkanit Perёndimor do tё ndikojё mё shumё te shqiptarёt dhe kjo ёshtё parё gjatё historisё se si kanё vuajtur nga pёrplasja e fuqive tё mёdha.

Njё pёrplasje tё re e ka paralajmёruar edhe Preisdneti serb Vuçiçi dhe kjo duhet tё jetё njё kёmbanё pёr shqiptarёt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.