Sunday , January 17 2021

Dëshmitari i mbrojtur: Pesë policë janë vrarë pas dorëzimit të Grupit të Kumanovës

 

Tre dëshmitarë të mbrojtur kanë dëshmuar të enjten, në vazhdimin e seancës gjyqësore për rastin e Kumanovës. Burime gjyqësore thanë për gazetën “Lajm” se më interesant ka qenë dëshmia e njërit prej policëve pjesëmarrës në këtë aksion.

“Sipas tij, pesë policë janë vrarë pas dorëzimit të grupit. Pjesa më e madhe e grupit, respektivisht 27 prej tyre janë dorëzuar mç 9 maj, kurse katër tjerë në mesin e të cilëve Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj kanë vazhduar luftimet. Ata kanë arritur të vrasin pesë policë, prej gjithsej tetë sa janë vrarë”, thonë këto burime.

Në ndërkohë avokatët mbrojtës ankohen në sjelljen e “specijallcave” të policisë ndaj klientëve të tyre. Dhuna ka vazhduar edhe pas seancës së 16 qershorit, deri sa policia i ka kthyer të akuzuarit në burg, por edhe të enjten deri sa i kanë sjellë në seancën e radhës gjyqësore. Avokatët mendojnë se policia është e inkurajuar nga mosmarrja e masave prej organeve kompetente për t’i dënuar dhunën që ushtrojnë, prandaj vazhdimisht ashpërsojnë metodat e dhunës.

 

“Prej klientëve që i mbroj unë nga dhuna ëhstë ankuar Musadik Pajaziti. E kanë rrahuar, e kanë përplasur për toke, madje edhe kokën ja kanë përplasur për muri. Për fat të keq po vazhdon dhuna që nuk lejohet në bazë të asnjë konvente ndërkombëtare”, deklaroi për “Lajm”, avokatja Artene Sadiku.

Nuk kanë kaluar aspak më mirë as pjesëtarët e grupit që mbrohen nga avokati Naser Raufi.

“Prapë e kanë maltretuar Demë Shehun, Andi Krasniqin-Malishevën dhe Shefqet Hallaçin. Malishevën e kanë maltretuar më 16 qershor, ditën kur i kanë kthyer në burg, kurse Shehun dhe Hallaçin sot duke i sjellë në seancë gjyqësore. Ua kanë vendosur revolen në kokë, i kanë shtrirë për toke, i kanë rrahur pa kurrfarë arsye me duar të lidhura”, deklaroi të enjten për “Lajm”, avokati Raufi.

Procesi gjyqësor kundër Grupit të Kumanovës do të vazhdojë me intensitet tështuar gjatë muajit korrik, për kur janë paraparë pesë seanca gjyqësore, kurse më pas do të ketë pauzë për shkak të pushimeve vjetore.

Pas bashkimit të dy lëndëve, të akuzuarve për logjistikë dhe atyre për terrorizëm, numri i të akuzuarve mbërriti në 37, me çka gjykimi Ϯlloi nga e para. Seanca djeshme u zhvillua në sallën e Gjykatës supreme. Edhe 6 seanca të tjera me dëshmitarë të mbrojtur do të vazhdojnë në sallën e njejtë për shkak të numrit të madh të akuzuarve.

Në ngjarjet e Kumanovës gjatë përleshjeve dy ditore mbetën vrarë 8 policë, 10 pjesëtar të grupit të armatosur. Shumë qytetarë mbetën pa pronat e tyre për shkak se aksioni shkatërroi shumë shtëpi dhe shumë banorë të kësaj lagjeje i la mbi kulm mbi kokë./Lajm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *