Wednesday , November 14 2018

Deri në fund të vitit, Maqedoninë pritet ta vizitojnë një milionë turistë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot vlerësoi se të dhënat e fundit të Entit Shtetëror për Statistikë për rritjen e numrit të turistëve tregojnë se strategjia për zhvillimin e turizmit në Maqedoni jep rezultate të mira.

Në qershor të këtij viti, Maqedoninë e kanë vizituar 102.327 turistë, të cilët kanë realizuar 243.175 bujtje që është për 20.7 për qind më shumë turistë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe për 23.4 për qind më shumë bujtje.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti numri i turistëve është rritur me 16.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku te turistët vendas ka rritje për 9.3 për qind, ndërsa te turistët e huaj për 19.8 për qind.

Ai theksoi se me anëtarësimin e vendit në NATO do të largohet edhe pengesa e fundit për rritjen e numrit të turistëve, dhe siç tha ai, është siguria e Maqedonisë që turistët shpesh herë kanë pyetur.

I pyetur nëse pas anulimit të një pjese të fluturimeve nga “WizzAir” pritet të zvogëlohet numri edhe i turistëve në vend, Bekteshi tha se pret që numri i turistëve të rritet dhe shtoi se së shpejti do të shpallet një tender i ri për subvencionimin e fluturimeve me buxhet të ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.