Thursday , February 25 2021

Deri më tani katër fëmijë nga Hasanbegu të infektuar

Katër fëmijë nga Hasanbegu dhe Stajkovci janë infektuar nga një sëmundje infektuese dhe kanë kërkuar urgjentisht ndihmë në klinikën infektive në Shkupi, transmeton Fakte.

Lajmin e ka bërë të ditur mjekja Angela Mimi-Hristov nga Klinika për sëmundje infektive.

”Kemi katër fëmijë të hospitalizuar në infektive. Kanë probleme me lëkurën. Erdhën me ankesat se janë alergji por e vërtetuam se është vetëm infektim me bakterie.”- është shprehur mjekja Angela Mimi-Hristov nga Klinika për sëmundje infektive.

Mes tjerash mjekja informon se në terren ka edhe ekipe të ndihmës së shpejtë të cilët janë në gatishmëri për të intervenuar.

”Kemi dërguar ekipet tona edhe nëpër shtëpi për njerëzit e palëvizshëm dhe me sëmundje kronike. Në hyrje të fshatit Stajkovci ka edhe ekipe tona mobile dhe e bëjmë të pamundurën t’i shërojmë dhe qetësojmë.” thotë në mes tjerash Angela Mimi-Hristov nga Klinika për sëmundje infektive.

Ndryshe, ditë më parë edhe agjencia e lajmeve Zhurnal, paralajmëroi se vendet që u goditën nga fatkeqësia natyrore, rrezikohen nga përhapja e sëmundjeve infektuese të cilët mund të jenë me pasoja vdekjeprurëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *