Wednesday , July 28 2021

Deputeti Xhemaili i fshinë komentin; Xhaferi: “Jeni plehra ordinere”

Një ndër aktivistët më të zëshëm të shoqërisë civile, Arianit Xhaferi nga “Eco Guerilla” ka thumbuar deputetin e zonës së Kumanovës Mirvan Xhemaili, shkruan Fakte. Xhaferi kishte komentuar në postimin e deputetit Mirvan Xhemaili në të cilin ky i fundit shprehte ngushllime familjes së të fëmisë së vrarë Almir Aliu, duke u thënë se “egërsirat e kanë vendin në kopshte Zoloogjike dhe nuk kemi se si t’i zbusim ndryshe njerëzit e malit”.

Aktivisti Xhaferi kishte komentuar se shqiptarëve u nevoitet mbrojtje institcionale, obligim ky i atyre që i kemi votuar dhe i kemi zgjedhur të na qeverisin, e jo të na vajtojnë nëpër statuse në rrjete sociale. Ja reagimi i plotë i Xhaferit:

“Deputeti Mirvan Xhemaili nga Kumanova si gjithë deputetët e tjerë të paaftë ka zgjedhur që të dënojë vrasjen e Almirit në facebook, dhe nuk i pëlqeu që i thashë se është votuar dhe është zgjedhur nga qytetarët e Kumanovës për t’i përfaqësuar ata në institucionet e shtetit, e jo për t’i lënë në mëshirë të kriminelëve dhe pa mbrojtje institucionale. Sigurisht që ma fshiu komentin sepse e vërteta dhemb…
Plehra ordinere… Si fleni natën? Si i shihni në sy fëmijët tuaj?”- shkruan Arianit Xhaferi./FAKTE.Net

Untitled

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *