Kompetentët potencuan se të gjitha rastet janë zbardhur, por theksuan se Kumanova si nje qytet multietnik, të gjithë bashkërisht duhet që të marrim pjesë në pengimin me fenonnenin e
padëshiruar. “Apel deri te të gjithë, te mediet, te institucionet kompetente, bashkësitë fetare, këshillat lokal, këshillat e shkollave, që të mos ketë prishje, duhet që ta ngrëmë vetëdijen te
qytetarët”, deklaroi Anton Viktovski shef i policisë së SPB-së në Kumanovë. “Duhet që të gjithë të apelojmë te qytetarët tanë këtu, pa marr parasysh etnitetit, se askush nuk guxon që drejtësinë të marr në duart e tij.
Ekzistojnë ligje, institucione.Tëgjithëjemi njerëz dhe ndonjëherë gabojmë, por drejtësinë askush nuk guxon qe ta marr ne duar te veta”, deklaroi deputeti i BDI-se, Rexhail Ismaili.