Deputeti dhe nënkryetari i UNITETIT Zulfi Adili, i njohur edhe si komandant Qufa, ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të përkrahin protestën e nesërme “Për drejtësi” në Kumanovë, shkruan Fakte. Ai në profilin e tij ka shkruar:
” Nesër duhet të protestojmë të gjithë në Kumanovë. Qetë dhe me dinjitet. Qytetarët duhet t’i thonë “STOP” këtij ankthi që po e jetojmë. Shqiptarëve u është mbushur kupa. Rasti i Almirit është alarmi i fundit.”- ka shkruar Adili.
Ndryshe, OJQ “Zani” pas vrasjes makbre të Almirit të vogël nga një maqedonas, ka bërë thirrje për protestë të qetë të titulluar “Për drejtësi” që do të fillojë të hënën (nesër), në ora 15 para gjimnazit Sami Frashëri./FAKTE.Net