Wednesday , July 28 2021

Deputetë të VV-së tregojnë ku është kufiri Kosovë-Mali i Zi

Një grup deputetësh nga radhët e Vetëvendosjes përmes një fotoje të postuar në Facebook, ka dokumentuar, sipas saj se cili është kufiri i vërtetë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Të paktën kështu ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Fisnik Ismaili, transmeton Koha.net.

Në këtë fotografi janë deputetët e VV-së, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Ismajl Kurteshi, Glauk Konjufca dhe Fisnik Ismaili.

Në sfondin e fotografisë është e vendosur tabela kufitare me atribute shtetërore të Kosovës, dhe prapa saj është flamuri kombëtar.

Në legjendën e fotos shkruan se, “Kjo pikë është kufiri i vërtetë në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ku ne, Deputetët e Republikës së Kosovës, e vendosëm këtë shenjë, e cila është 8 km prej pikës ku gjindet policia e Kosovës dhe 2 km nga ajo e Malit të Zi. Ne vazhdojmë ta kundërshtojmë faljen e tokave të Kosovës me çdo kusht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *