Wednesday , July 28 2021

DEPONI TË EGRA NË MES TË HASANBEGUT (video)

Materiale ndërtimore, orendi të shkatërruara, rroba… Mjafton një shëtitje nëpër Hasanbeg që të vëresh disa deponi të egra. Njëra prej tyre gjendet në mes të lagjes, transmeton Fakte. Kjo deponi u krijua pas përmbytjeve të 6 gushtit përderisa banorët po i pastronin shtëpitë. Edhe pas premtimeve se deponia do të pastrohet, në terren nuk ka asgjë të re.

Shpresa e vetme e banorëve të Hasanbegut janë inspektorët komunalë që janë përgjegjës në kësi raste. Thonë, mjafton që këta të dalin nga zyrat e tyre sepse këtu punë do të gjejnë me siguri. 

Shërbimet kujdestare të Higjienës Komunale në numrat e publikuara në ueb faqe nuk ishin të kontaktueshëm për të sqaruar se a do të ndërmarrin masa për pastrimin e këtyre deponive të egra./TV21

https://youtu.be/7gaF39TCOnA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *