Saturday , July 24 2021

Denoncime nga qytetarët të cilat kanë probleme me fshirjen pa bazë nga listat zgjedhore

Në linjën SOS e cila është pa pagesë 0800 88 888, sot deri në orën 12, janë pranuar shumë thirrje të qytetarëve me ankesa që nuk janë gjetur në listën Votuese dhe për atë shkak nuk mund të realizojnë të drejtën e votës, njofton iniciativa qytetare “Ne Vendosim.”

“Në konsultim me Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), është marrë informatë që ekziston opsion për qytetarët të cilët nuk janë gjetur në listën Zgjedhore, por janë në një ekstrakt të veçantë për votim jashtë vendit edhe pse nuk kanë aplikuar për të vtuar jashtë vendit. Prandaj i këshillojmë qytetarët, nëse nuk janë në ekstraktin e listës Zgjedhore, të kërkojnë nga komisioni zgjedhor në vendin e tyre zgjedhor të kontrollojnë ekstraktet e veçanta të listave Zgjedhore për votim jashtë vendit. Nëse nuk janë në ekstraktin e veçantë, qytetarët do të mund ta realizojnë të drejtën e tyre dhe vota e tyre do të llogaritet si e vlefshme në territorin e Republikës së Maqedonisë, thuhet në kumtesën e iniciativës qytetare “Ne Vendosim”.

Qytetarët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Formën për të parashtruar ankesën mund ta gjeni në linkun në vazhdim: https://drive.google.com/file/d/0B8ZpCwro9h-zMDJtU0dYeW9laVk/view. Ankesat qytetarët mund ti dërgojnë edhe në komisionin zgjedhor Komunal e cila është e obliguar të njëjtat ti dorëzojë në KSHZ. KSHZ ka për detyrë në afat prej 4 orëve nga pranimi i ankesës të sjellin vendim me të cilin do të aprovojnë apo refuzojnë ankesën. Nëse ankesa është aprovuar, ndërsa votimi ende është i hapur, qytetarët në bazë të këtij vendimi mund të realizojnë të drejtën e votës. Nëse ankesa është e refuzuar, qytetarët kanë të drejtë të ankohen në gjyqin Administrativ në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit.”

Qytetarët të cilët kanë problem me plotësimin e ankesës, mund të paraqiten në linjën SOS e cila është falas 0800 88 888 ose përmes e-mailit [email protected] me atë që do të ju ndihmojnë të plotësoni ankesat dhe do tu jepet ndihmë ligjore adekuate.

Qytetarët gjatë ushtrimit të të drejtës votuese, nëse vërejnë ndonjë parregullsi në lidhje me shkeljen e privatësisë votuese, presione elektorale, menjëherë të paraqesin atë tek vëzhguesit, përfaqësuesit e autorizuar të parashtruesve të listës ose komisionit zgjedhor në vendin e votimit dhe të kërkojnë të shënohet në proces verbal thyerja, e cila më pas do të mund të jetë bazë për procedurën e mbrojtjes e të drejtës votuese.

Ekipi i juristëve i cili punon në linjën SOS për denoncim të parregullsive zgjedhore në kuadër të iniciativës qytetare “Ne Vendosim”, sot në ditën e votimeve do të punon deri në orën 20:00.  Qytetarët në ditën e sotme inkurajohen që të denoncojnë parregullsitë zgjedhore dhe shkeljen e të drejtës votuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *