Tuesday , October 23 2018

Demolohen veturat e Kryetarit të Shkupit dhe të bashkëshortes së tij

Mbrëmë rreth orës 23, në polici Sh.J. (49) ka paraqitur se mes orës 17 dhe 22, person i panjohur ka thyer veturën e saj dhe të bashkëshortit të saj, Sh.P., shkruan Fakte. Bëhet fjalë për markat Audi K5 dhe Audi A5, ndërsa demolimi është bërë me mjete të forta.

Mediume të ndryshme veçmë kanë raportuar se bëhet fjalë për veturat e kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov dhe të bashkëshortes së tij.

Incidenti ka ndodhur në rrugën Helsinki, ku edhe banon Kryetari i Shkupit. Policia po ndërmerr masat e nevojshme për zbardhjen e rastit./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.