Thursday , April 22 2021

Delawie: Korrupsioni, pengesë e madhe për zhvillimin e shoqërisë kosovare

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie tha se duhet që të hulumtohet dhe të dënohet zyrtarët e lartë të cilët edhe Qeveria e SHBA-ve shpenzon para të mëdha për t’i sponzorizuar këto procese.

Këto deklarata ambasadori Delawie i ka thënë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit.

Delawie tha se në këtë aspekt kanë ndodhur edhe disa gjëra pozitive, transmeton kp. Sipas ambasadorit amerikan janë parë një numër më të madh të zyrtarëve të lartë që janë dënuar.

“Kemi parë arrestime të mëdha, kemi parë rregulla më transparente në shërbimin doganor. Një raport që ka dal përshëndet dhe vlerëson lart punën e Policisë. Këto çështje duhet të vazhdojnë t’i shtyjmë përpara. E di se jemi duke bërë presion të madh në secilën nga këto, por dëshirojmë që Kosova të ketë sukses. Dhe kjo është një nder rreziqet dhe pengesat më të mëdha për zhvillimin e shoqërisë kosovare”, tha Delawie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *