Tuesday , January 26 2021

Del vendimi zyrtar i KAS për Skenderbeun e Korçës, vërtetohet përjashtimi

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Lozanë ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga UEFA për të përjashtuar me një vit klubin e Skënderbeut nga Liga e Kampioneve për shkak të manipulimit të ndeshjeve. Klubi korçar kishte apeluar vendimin e UEFA-s dhe kishte shpresa të mëdha se do të fitonte në KAS, por tanimë duhet të dorëzohet para faktit se do të qëndrojë një vit jashtë Europës. Pritet të mësohet gjithashtu se çfarë vendimi do të marrë FSHF në lidhje me këtë çështje, nëse do të ndëshkojë paralelisht korçarët për të cilët tashmë ka zyrtarisht një dënim për manipulim ndeshjesh.

KAS-vendimi-470x433

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *