Thursday , April 22 2021

Dëgjimet në Prokurorinë Speciale: dëshmitarë apo të dyshuar?

Pas thuajse 2 orë qëndrim brenda objektit të Prokurorisë Speciale, anëtarja e KSHZ-së, nga radhët e VMRO – DPMNE-së, dhe ish deputetja, Silvana Boneva, nuk ka treguar se sot a ka qenë e ftuar nga PSP, në cilësinë e dëshmitares ose të dyshuarës, raporton Portalb.

“Ju jeni dëshmitarë të cirkut, unë jam e bindur se ata të cilët ju kanë ftuar, do ju japin deklaratë se pse ju kanë  ftuar, për cilën lëndë dhe për çfarë flitet”, u shpreh Boneva.

Ajo thirrjen e PSP-së, e ka cilësuar si “cirk politiko – mediatik”, duke theksuar se procedura parahetimore duhet të jetë sekrete.

“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e ka votuar ligjin për Prokurori Speciale. Në asnjë dispozitë, nuk qëndronte se procedura parahetimore e cila është sekrete, duhet të jetë cirk politiko – mediatik”, deklaroi Boneva.

Paraprakisht, ka qenë edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në PSP, i cili është shprehur se “kur të flet drejtësia, duhet të heshtë politika”.

Gjithashtu edhe Thaçi, nuk a deklaruar se për çfarë është ftuar në PSP.

“Kur të flet drejtësia, duhet të heshtë politika”, kështu është shprehur, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, pasi doli nga objekti i Prokurorisë Speciale Publike (PSP), në të cilin ka qenë i ftuar për të dhënë deklaratë në lidhje me ndonjë lëndë, tani për tani të panjohur, të cilën po e heton PSP, raporton Portalb.

“Mendoj se këtë herë do të jeni gjysmë të kënaqur. Në këso situata nuk jepet deklaratë, por unë gjithmonë kam pasur raport të komunikimit shumë korrekt me mediat dhe vendosa të jap deklaratë”, ka thënë shkurt Thaçi, duke mos njoftuar, as për atë se për çfarë lënde është ftuar që të jep dëshmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *