Monday , January 25 2021

Debate për formimin e gjykatës speciale

Departamenti i posaçëm gjyqësor në kuadër të Gjykatës Penale nuk do t’i zgjidhë problemet me të cilat ballafaqohet Prokuroria Speciale, vlerëson profesori universitar Gordan Kalajxhiev. Sipas tij, partizimi i sistemit gjyqësor është në të gjitha nivelet.

Ankesat ndaj vendimeve të Departamentit të posaçëm gjyqësor sërish do të përfundonin në Gjykatën e apelit ose në Gjykatën e Lartë. Në idenë për Departament të Special, Kallajxhiev sheh zgjidhje të përgjysmuar, ndërsa në periudhë afatgjate ai pret të bëhen reforma thelbësore. Kryetarët e gjykatave janë mjet përmes së cilit politika bën presion ndaj gjykatësve dhe ndikon në vendimet e tyre.

“Është sekret publik se kryetari i Gjykatës themelore Shkupi 1, kushtimisht thënë, është fajtori më i madh për presionet ndaj gjykatësve që i kanë këto lëndë, ose është mjeti kryesor përmes të cilit bëhen këto presione.

Kjo nuk do të thotë se ai është mjeti i vetëm ose nëse e heqin atë problemet do të përfundojnë. Këto pozita më të theksuara më së shpeshti përdoren që përmes tyre të ndikohet tek gjykatësit tjerë”, theksoi Gordan Kallajxhiev – profesor universitar .

Zgjidhja afatshkurte në të cilën Kallajxhiev sheh lëvizjen e gjërave nga pika zero në Gjyqësor është riemërimi i kryetarëve në Gjykatën Penale dhe në Gjykatën e Lartë.

“Edhe në shtigje të shkurta të mundshme janë hapa tjerë. Nëse bëhej ndonjë presion, Këshilli Gjyqësor ta kryej punën e vet, ata kanë mundësinë gjatë riemërimit të gjykatësve në Gjykatën Themelore dhe

Gjykatën e Lartë të bëjnë ndonjë ndryshim”, u shpreh Gordan Kallajxhiev – profesor universitar .
Ideja për formimin e Departamentit të posaçëm gjyqësor ekziston që nga momenti i formimit të Prokurorisë Speciale.

Ekipi i Janevës përveç këtij Departamenti, theksoi se është i domosdoshëm edhe formimi i një departamenti të posaçëm policor. Kjo ide e Prokurorisë Speciale hasi në moskuptim të madh tek VMRO-DPMNE-ja. Lideri i kësaj partie Nikolla Gruevski porositi se kjo është e papranueshme dhe jashtë asaj që janë marrë vesh në Përzhinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *