Tuesday , April 20 2021

Debat për sigurinë në dispozitat programore të subjekteve politike në Maqedoni

Forumi Ballkanik për Siguri sot organizon debat me temë “Siguria në dispozitat programore të subjekteve politike në Maqedoni në prag të zgjedhjeve të paralajmëruara të parakohëshme në vend si dalje nga kriza politike”.

Në panel debatin u prezantuan mendime dhe qëndrime të kushtuara në perspesktivat globale, rajonale dhe ato të Maqedonisë për sfidat e sigurisë dhe lëvizjet.

Kryetari i Forumit Ballkanik për Siguri, Bllagoja Markovski, në fjalimin e tij theksoi se me rëndësi të veçantë është që partitë politike në Maqedoni të sjellin programe të vërteta, por edhe të kenë një operacionalizim korrekt të vetin me çfarë Republika e Maqedonisë do të jetë shumë afër pranimit në NATO dhe në BE.

Në këtë moment sipas Markovskit, hyrja në NATO dhe në BE nuk është e kushtëzuar vetëm me problemin me emrin, por në plan të parë vendosen edhe problemt e brendshme, respektivisht kriza politike e cila shkaktoi  gjithashtu edhe implikacione ekonomike, sociale dhe të sigurisë. Kreu shtetëror i Maqedonisë, por edhe të gjitha subjektet politkie në vend  duhet që të punojnë në zgjidhjen e kësaj krize, konsideron ai.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe ende deputet aktual në Kuvend, Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike, tha se momentalisht Maqedonia ndodhet në një krizë tepër të ndërlikuar politike krijuesit e të cilës, sias tij, janë partitë politike qeveritare, ndërsa fillimi i zgjidhjes së kësaj krize  do të ishin zgjedhje kredibile, korrekte dhe të lira.

Sipas tij segment kryesor nëse do të mbahen zgjedhjet apo jo do të ishin rejtingu i BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, respektivisht nëse ai do të stagnojë apo do të ulet. Kjo do të mund të ishte një arsye e fshehur për anulimin e zgjedhjeve, por situata të mundshme, siç tha, do të ishin edhe ndërprerjet  e PSP-së, abolicion i ri dhe arsyje të tjera.

Në pyetjen nëse opozita është e gatshme që të shkojë në zgjedhje Trajanov tha se opozita në Maqedoni nuk ka alternativë sepse dy herë u anuluan zgjedhjet dhe tani duhet që të shkojë në zgjedhje sido që të jenë kushtet.

Sipas Trajanov, gjendjet e përgjithshme në vend ndikojnë edhe në sistemin e sigurisë.

Në debat merrnin pjesë pjesëtarë të disa partive politike midis të cilave LSDM, RDM, LD, VMRO-PP, LPM, UNITETI, Dinjiteti, E Majta si dhe përfaqësues të lëvizjeve, OJQ, ekspertë dhe analistë.

Ky është panel debati i gjashtë që e organizon Shoqatat e qytetarëve Forumi Ballkanik për Siguri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *