Debat: Është i domosdoshëm sistem efikas i sigurisë për gjendje krize

Republika e Maqedonisë, me pozitën e saj gjeografike, si dhe me prioritetet nacionale të deklaruara qartë, integrimin e plotë në strukturat euroatlantike, as nuk ka qenë dhe as nuk do të përfshihet prej formave dhe llojeve të ndryshme të rreziqeve të sigurisë.

Këtë sot e theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në debatin shkencoro-profesional me temë “Funksionimi i sistemit të sigurisë të Republikës së Maqedonisë në gjendje krize dhe të ndërlikuar të sigurisë menaxhimi dhe ballafaqimi me kriza”.

“Sa për ilustrim, në këtë datë 21 vjet më parë ishim dëshmitarë të një prej formave më të këqija terroriste të veprimit, atentatit mbi presidentin e shtetit, Kiro Gligorov. Vitin e kaluar, vala e emigrantëve, vatra e së cilëve Lindja e Afërt nuk na jep shpresë që të shuhet sa më parë, si dhe tragjedia e gushtit në të cilën natyra për një moment ua mori jetën tridhjetë bashkëqytetarëve tanë, në mënyrë serioze paralajmërojnë se nuk kemi të drejtë të lëshohemi apo të mbështetemi në faktorë të tjerë apo në lloje të tjera të ndihmave”, theksoi Spasov dhe shtoi se ndihma mbase edhe do të vijë, por më e rëndësishme është që koha para ardhjes së saj të vlerësohet, të paralajmërohet dhe të veprohet.

Është i nevojshëm, tha ai, ndërtimi i një koncepti fleksibil, efikas, teknik dhe i mdoernizuar në nivel institucional, i aftë fillimisht për evidentim valid, analiza dhe vlerësim të kanosjeve, si dhe të sistemit multinacional për përgjigje përkatëse ndaj të njëjtave.

Sipas Marjan Gjurovski nga Fakulteti për Siguri sistemi aktual i sigurisë i Republikës së Maqedonisë nuk jep përgjigje përkatëse në rrezikimet dhe se është i nevojshëm risetim i sistemit të përgjitshëm të sigurisë së shtetit pasi që, siç tha, një pjesë e sistemit tashmë ndodhet në aparatet për frymëmarrje artificiale.

Në pjesën e parë të punëtorisë fjalime patën edhe zëvendësshefi i SHM-së së ARM-së, Gjeneral major, Muhamed Racaj dhe profesorët Rade Rajkovçeski, Dragana Bashiq dhe Aleksandar Ivanov. Në pjesën e dytë të diskutimit pjesëmarrësit biseduan për përvojat dhe sfidat në menaxhimin me kriza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *