Wednesday , April 21 2021

DAVUTOGLU: PA NATO-N, KOSOVA DO TË ISHTE BËRË SI ALEPPO

Bosnje Hercegovina dhe Kosova do të ishin si qyteti sirian Aleppo, nëse nuk do të ishte ndërhyrja e NATO-s, tha sot ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu. Davutoglu, në një intervistë për Al-Jazeera, tha se nëse NATO-ja do të ishte aktive në Siri, nuk do të kishte vuajtje të njerëzve. “Nëse NATO-ja do të ishte aktive në Siri, nuk do të kishim këtë problem”, tha Davutoglu, ndërsa Aleppon e sotme e krahasoi me Stalingradin në Luftën e Dytë Botërore. Sipas tij, regjimi i presidentit sirian, Bashar Al-Assad dëshiron ta spastrojë etnikisht Aleppon gjatë tranzicionit presidenciale në Shtetet e Bashkuara. “Populli i Alepos janë heronj dhe unë dua të them se si vëlla i tyre në Turqi, ne jemi gjithmonë me ta, pavarësisht nga feja apo etnia e tyre”, tha Davutoglu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *