Tuesday , July 27 2021

DASHURIA, MAGJIA MË E FUQISHME QË MUND TË EKZISTOJË

Shkruan: Istriva GAVA
Dashuria është esenca e jetës. Magjia më e fuqishme që mund të ekzistojë, asnjë nuk I shpëton dot, ka aftësinë të gjejë secilin herët a vonë. Ndjenja e të dashuruarit është biokimi e pastër. Dashurinë e ndezë adrenalina, hormoni I gjëndrës mbiveshkore, tajimi I shtuar I adrenalinës rezulton në të rrahurat e zemrës. Ajo është ndjenja e lartë e sinqertë dhe e thellë që lindë nga zemra është ndjenja fisnike , e cila nuk pret asnjëherë atë çka do të takoj, nuk njeh kushte apo trajtim të tipit tregtar.

Dashuria përbëhet prej tri kimbo nentësh: intimiteti, pasioni dhe vendimi/angazhimi. Këto tre komponentë mund të formojnë tetë llojë dashurish. Dashuria pa dashuri karakterizon shumicën e bashkëveprimeve sociale të rastit në të cilat mungojnë tre komponentët . Dëshirimi përfaqëson miqësitë dhe ndodhë vetëm në kushtet e intimitetit. Dashuria e verbër vjen prej pasionit, ndodhë në kushtet e eksitimit fiziologjik dhe lidhet zakonisht me një marrëdhënie afatshkurtër. Dashuria e zbrazët vjen vetëm nën veprimin e vendim /angazhimit dhe lindë nga marrëdhënie dashurore në të cilën mungon pasioni dhe afërsia. Dashuria romantike në ndikim të intimitetit dhe pasionit, karakterizohet nga pëlqimi fizik dhe përputhje emocionale. Nën veprimin e intimitetit dhe të vendim/angazhimit lind dashuria bashkëshortore, siç ndodh në martesë ku “pasioni ka vdekur” . Dashuria absurde është një romancë e furishme që bën që çifti të bjerë në dashuri të martohet shumë shpejtë, prej kësaj ose zhvillohet intimiteti apo marrëdhënia merr fund. Dashuria e përkryer kërkon të veprojnë që të tre komponentët : Intimiteti, pasioni , dhe vendim /angazhimi . Kjo dashuri është ideali I shumicës së njerëzve në situata romantike, por shpesh për ta ruajtur këtë dashuri prej një periudhe të gjatë kohe. Dashuria e vërtet duhet të jetë larg hipokrizisë, e pastër nga çdo dyshim , larg artificializmit. Duhet të burojë nga thellësua e zemrës e shpirtit, ndjenja më sublime mbi përcaktimin e së cilës janë shprehur sa e sa shkrimtarë, poetë në të gjitha kohërat duke e përkufizuar në shumë forma por subjejti është I njëjtë.

Baza e dashurisë shfaqet në formën e solidaritetit , mirëkuptimit , sakrificës, faljes , respektit të ndërsjelltë. Njeriu jeton për të dashuruar për t’ia dhuruar dashurinë sepse ajo është perla bashkëshortore./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *