Saturday , January 23 2021

DASH vërtetoi lajmin për vizitën e Nuland në Shkup

Ashtu siç kishte lajmëruar ditë më herët FAKTE.Net, ndihmës sekretarja shtetërore e SHBA-së  për çështje evropiane dhe euroaziatike Viktoria Nulland më 11 korrik (e hënë) do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë, kumtoi sot Departamenti i shtetit.

“Nulland do të bisedojë me përfaqësues të lartë qeveritar për çështje bilaterale dhe rajonale, duke përfshirë edhe nevojën për zgjidhje të krizës vijuese politike, përkrahje të punës së Prokurorisë speciale, dhe krijimin e kushteve për zgjedhje kredibile”, thuhet në kumtesë.

Vizita e Viktoria Nulland në Maqedoni është në suaza të turneut të saj nëpër disa vende në rajon, në të cilën janë përfshirë edhe Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Qiproja.

Nuland vjen pas vizitës së të dërguarit special nga Gjermania, Johanes Hajndëll i cili realizoi takime të ndara me nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinës si dhe euro-ambasadorin Orav.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *