Wednesday , March 3 2021

Dardhë me bisht…

Nazif Zejnullahu

Kohë më parë në shpellën “Dardha” të Kërçovës ishin parë, me kaska në kokë, Ali Ahmeti dhe Nevzat Bejta. Ata thanë, po edhe zyrtarisht, që aty janë gjetur kafka njerëzish, të vjetra prej kohësh.

Ndërkohë, më 10 tetor kreu integrist ka mbajtur, siç u tha, një “konferencë shtypi”, për të treguar se në oborrin e shtëpisë së tij në Zajaz (?!) është zbuluar një varrezë masive. Disa portale dolën edhe me fotografi të “eshtrave të gjetura aty”.

Janë eshtrat e shpellës këto, apo të tjera? Nëse janë “të oborrit”, a nuk e nxjerr kjo “bashkëpunëtore” të okupatorit serb (po të jenë të vitit 1913, siç thuhet) familjen Ahmeti? Jeta e gjithë atyre shqiptarëve mund të ketë mbaruar veç në një mjedis bashkëpunues me armikun…

Çfarë nekrofilie e lirë parazgjedhore!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *