Saturday , November 17 2018

Daçiq: Propozimet konkrete për përcaktimin e kufijve pritet të bëhen në shtator

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiqqi ka thënë se përcaktimi i kufijve me Kosovën është vetëm ide dhe ka paralajmëruar se për propozimet konkrete e për atë se çfarë do të thotë zgjidhje kompromisi, do të flitet në shtator, percjell Fakte.

“Që nga shtatori do të duhej të bisedohej për gjëra konkrete, për atë se kush çfarë e mendon kompromisin. Këto ide për të cilat është dëgjuar, nuk do të thotë se do të pranohen”, citon agjencia serbe e lajmeve beta të ketë thënë Daçiqi.

Ai ka shtuar se po përmenden bisedimet konkrete për në shtator sepse në këtë muaj fillon tubimi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e BE-së po i ngutet për shkak të skadimit ë mandatit pasi në pranverën e ardhshme mbahen zgjedhjet evropiane.

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se deri më tash për Kosovën flitej si për çështje të zgjidhur, porse, sipas tij, tani pozita e SHBA-së ka ndryshuar dhe kjo hap mundësi që të flitet si të respektohen interesat e dy palëve.

Ai ka thekuar se shqiptarë nuk po e kuptojnë se situata ka ndryshuara pasi mendojnë se Serbia vetëm duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Shqiptarët me kompromis po mendojnë t’i marrin Preshevën e Bujanocin, nuk e di çfarë mendojnë nëse ne themi se ato i duhet të mbesin në Serbi” tha Daçiq duke shtuar se për të gjitha idetë duhet biseduar.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me serbët e jugut nëse bëhet përcaktimi i kufijve, ai ka thënë se së pari duhet parë a është përcaktimi i i kufijve i pranueshëm e pastaj të shihet si mund të bashkohen ato rajone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.