Wednesday , September 26 2018

Daçiq: Korrigjimi i kufijve vetëm ide, shqiptarët nuk po e kuptojnë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se korrigjim i kufirit me Kosovën është vetëm një ide, shkruajnë mediat serbe.

Ai ka paralajmëruar se në shtator do të diskutojnë për propozime konkrete, dhe për atë se çfarë do të thotë kompromisi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, transmeton Fakte.

“Nga shtatori do të duhej të diskutonin për çështje konkrete, që dikush e konsideron si kompromis. Idetë të cilat po qarkullojnë nuk do të pranohen nga ana jonë”, ka shtuar Daçiq para gazetarëve në Beograd.

Shefi i diplomacisë serbe beson se shqiptarët nuk janë duke e kuptuar që situata ka ndryshuar, pasi që sipas tij ende mendojnë se gjithçka është si më parë dhe se Serbia duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës.

Duke folur për rishikimin e kufirit me Kosovën, Daçiq ka thënë se në të ardhmen do të flasin më konkretisht.

“Me kompromis shqiptarët janë duke nënkuptuar marrjen e Preshevës dhe Bujanocit”, ka shtuar Daçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.