Wednesday , August 22 2018

Daçiq: Është herët të flasim nëse Rusia e SHBA-ja mbështesin idenë tonë për ridefinim kufijsh

Është e parakohshme të flitet nëse Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin idenë e Beogradit për të ridefinuar kufijtë me shqiptarët, pasi është larg arritja e disa marrëveshjeve për një zgjidhje për Kosovën, tha sot ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, percjell Fakte.

“Presidenti Vuçiq dhe unë kemi biseduar, dhe vazhdimisht bisedojmë me zyrtarët rusë. Ne nuk po bëjmë asgjë prapa shpinës së partnerit tonë strategjik kryesor, vendit që na jep mbështetjen më të madhe. Nga ana tjetër, kjo është tema për të cilën diskutohet me vendet më të rëndësishme pavarësisht se BE udhëheq dialogun. Nuk ka zgjidhje afatgjate të qëndrueshme pa pjesëmarrjen e vendeve të tjera”, tha Daçiq në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve nëse Beogradi i kishte dhënë Rusisë dhe SHBA-së idenë për ridefinim të kufijve dhe nëse ka kërkuar mbështetje për të, përcjell ksp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.