Wednesday , July 28 2021

Daçiç si Erdogan: Serbia do të zgjedhë gjithmonë Rusinë

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Serbia s’duhet të vihet në pozitat ku i duhet të zgjedhje mes BE-së dhe Rusisë.

“Mos e bëj o Zot që Serbia të zgjedhë ndërmjet Rusisë e BE-së. Po ju e dini se Serbia do të zgjedhë gjithmonë Rusinë”, citon B92 Daçiç

Më parë kryediplomati serb e ka cilësuar si të papranueshëm presionin e BE-së mbi Serbinë për t’i vendosur sanksione Rusisë.

“Presioni mbi Serbinë që me gjuhën diplomatike të harmonizohet politika e jashtme e saj me atë të BE-së për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, është absolutisht i papranueshëm”, ka deklaruar Daçiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *