Saturday , June 19 2021

Daçiç: Padia boshnjake ndaj Serbisë për gjenocid, hap i rrezikshëm

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç vlerëson se kërkesa e rishikimit të aktvendimit të lëndës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH) kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) në Hagë është “hap i rrezikshëm”, i cili mund të prishë marëdhëniet në mes Serbisë dhe BeH-së brenda saj si dhe në mbarë rajonin, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kjo me siguri do të ketë pasoja të mëdha në marrëdhëniet bilaterale mes BeH-së dhe Serbisë, me siguri do të shkaktojë shumë paqëndrueshmëri në BeH, sepse serbët kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë më në institucionet e qeverisë qendrore në Sarajevë, por fakti është se ajo ngritet pyetja për legjitimitetin aktiv të Bakir Izetbegoviç për parashtrimin e një kërkese të tillë”, ka thënë Daçiç dje në Lubjanë.

Ai ka thënë se GJNP dhjetë vjet më parë vendosi se “Serbia nuk është fajtor për gjenocid në Srebrenicë”, dhe se që atëherë nuk ka ndodhur asnjë moment i ri, “nuk ka gjetje të reja për të kërkuar rishikimin e padisë” dhe se të gjitha kërkesat për rishikim të cilat janë dorëzuar në Gjykatën e Hagës janë refuzuar.

“Nuk shoh ndonjë qëllim racional të kësaj kërkese pos për të destabilizuar BeH-në”, tha Daçiç.

Ai më tej shtoi se mendon që komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë, nëse ka reaguar me rastin e organizimit të referendumit për ditën e Republikës Sërpska.

“Ky është një rrezik më i madh për destabilizimin e BeH, nga sa ishte referendumi për ditën e Republikës Sërpska. Prandaj, presim që bashkësia ndërkombëtare të mos ketë standarde të dyfishta, por pritet që të gjitha palët të respektojnë Marrëveshjen e Dejtonit”, tha Daçiç.

Ministri i Jashtëm i Serbisë tha se vendi i tij do të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe se do të mbështes dhe mbrojtur serbët në BeH, sepse ky është një detyrim nga Dejtoni.

“Do të bëjmë gjithçka për të ruajtur stabilitetin politik, pavarësisht nga këto veprime të qarta që synojnë të minojnë stabilitetin e BeH-së”, tha Daçiç.

Dje në Beograd, u takuan presidentët e Serbisë dhe entitetit të BeH-së, presidenti i Republikës Sërpska, Tomislav Nikoliç dhe Milorad Dodik, si dhe kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryetar i Kryesisë së BeH-së Mladen Ivaniç.

Ata vlerësuan rëndësinë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por mbetet e hapur pyetja se si do të vazhdojë të zhvillohen marrëdhëniet mes serbëve dhe boshnjakëve në qoftë se kërkohet rishikimi i vendimit.

Vuçiç pas takimit ka thënë se Serbia nuk do të ushtrojë presion ndaj përfaqësuesve serbë në BeH dhe se do të respektojë vendimet e tyre, si dhe theksoi rëndësinë për ruajtjen e paqes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *