Tuesday , December 18 2018

Cvetkovski: Asgjë rrënjësore s’ka ndryshuar në sistemin gjyqësor

Në emisioni “Rruga drejt…” në Alsat, Aleksandar Cvetkovski në rolin e kryetarit të OJQ-së “AGTIS”, vlerëson se sistemi gjyqësor në rrënjës nuk ka ndryshuar por vihen re disa lëvizje që do të ndikojnë për mirë në të ardhmen.

Besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor edhe më herët ishte në nivel shumë të ulët. Disi është përmirësuar nga koha e Gruevskit. Por  faktet flasin se asgjë rrënjësore s’ka ndryshuar në përgjithësi.

Ndryshimet e parashikuara, siç i parashikojnë reformat nuk janë aq sipërfaqësore. Këtu kemi me propozimet e reja për ndryshime, Ligji  për Këshillin Gjyqësor, heqje e trupit të mëparshëm, të them kanceri i gjyqësorit, për përcaktim dhe vendosje të sanksioneve. Ai trup është anuluar. Kemi disa gjëra të reja thelbësore tek Ligji për Gjykatat që parashikohen. Ligji për kundërvajtje për shembull, do të përjetojë rekonstruksion  themelor . Ai ishte turp për këtë shoqëri, ai ligj për kundërvajtje ku në bazë të një të tilli mund të përgjigjeni dhe penalisht. Nuk ka pandan në drejtësinë në botë. Dhe ai ligj shkaktoi të reketohej e gjithë ekonomia, gjithë shoqëria. Të gjitha ato ligje siç i parashikon Qeveria, nëse zbatohen siç duhet, duhet të sjellin disa ndryshime thelbësore. Përgjigja është gjithmonë tek njerëzit. Kot i keni ligjet kur nuk keni vullnet politik. Dhe ajo që përmendëm, ne saktë me këtë projekt të titulluar “Sëmundje fëmijësh në demokraci”, ne merremi me vullnetin politik. I shohim propozimet e qeverisë dhe shohim a është makijazh apo me atë do të shkaktojë diçka. Në anketë qytetarët u shprehën, 57% e qytetarëve besojnë se kjo Qeveri do të kryejë reforma, por 60% thonë se s’është e zonja për t’i zbatuar ato reforma. Pra qytetarët disi e kanë gjetur dhe ne shohim që për nga dinamika e reformave, mund të them se para një muaji kanë filluar pas atij paneli që kishim në Holiday In, prezantimi i anketës, ne shohim se s’mundet i gjithë shteti, 130 mijë njerëz të bëjnë referendum. Pra Qeveria s’është nga 5 apo 50 njerëz. Pse s’i lanë ekspertët të punojnë në reformat e gjyqësorit, reformat në  Administratën Publike, të reformohet dhe të sillen aktet nënligjore që i aprovon drejtori. Dhe ashtu ne shohim që nga njëra anë ka dëshirë të madhe për reforma dhe nga ana tjetër zbatohet dobët. Nën atë dritë mund ta shohim dhe të gjithë këtë me sistemet për përgjim. Unë jam i sigurt që janë vendosur më herët dhe a janë përdorur apo jo. Do të fillojmë t’u besojmë institucioneve që do të bëjnë një proces hetimor. Duhet. Nuk kemi zgjidhje tjetër- deklaroi Aleksandar Cvetkovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.