Saturday , June 19 2021

ÇMENDURI: Maqedonas protestojnë kundër të drejtave dhe lirive të shqiptarëve

Maqedonasit që jetojnë dhe punojnë në Vjenë kanë protestuar sot për të shprehur revoltën e tyre ndaj siç thuhet, iniciativës për dygjuhësi zyrtare në Maqedoni, transmeton Fakte.

Siç raportojnë mediat nga Vjena, mbi 200 maqedonas me parulla ”Kundër dygjuhësisë në Maqedoni”, ”JO për federalizimin e Maqedonisë”, dhe ”Mjaft për tradhtarët”, ata kanë protestuar kundër siç thonë ”rendin kushtetues në shtetin maqedonas”. Protesta është zhvilluar para selisë së BE-së në Vjenë, ndërsa pas rreth një ore ka mbaruar e qetë.

Partia qeveritare maqedonase VMRO-DPMNE, partnere e BDI-së, ka paralajmëruar se nuk do të lejojë gjuhën shqipe në Maqedoni, edhe pse ky është një obligim kushtetues. Ditë më parë lideri i LSDM-së Zaev paralajmëroi përdorim të gjuhës shqipe në nivel shteti./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *