Tuesday , December 18 2018

Çmendet Trump: Dyfishon tarifat e importeve nga Turqia, lira në rënie të lirë

Kriza ekonomike e Turqisë është thelluar edhe më tej, pasi Donald Trump njoftoi dyfishimin e tarifave të importeve amerikane të çelikut dhe aluminit nga Turqia, duke nxitur edhe më shumë rënien e lirë të monedhës turke lira, si dhe rënie të tregjeve financiare.

Lira turke ka rënë me më shumë se 20 për qind kundrejt dollarit, pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi tarifat e reja në mesin e një mosmarrëveshjeje gjithnjë e më të madhe mes Uashingtonit e Ankarasë, të shkaktuar së fundi prej burgosjes së pastorit amerikan AndrewBrunson, përcjell Fakte.
Një presion i madh është ushtruar ndaj vendit europiano-aziatik në ditët e fundit, aq sa është bërë një rritje urgjente e normës së interesit për të shmangur dëmet e mëtejshme ekonomike.

Teksa njoftoi rritjen e taksave amerikane ndaj importeve të çelikut turk me 50 për qind dhe aluminit turk me 20 për qind, presidenti i SHBA-ve tha se “marrëdhëniet tona me Turqinë nuk janë të mira këto kohë”.
Edhe përpara “cicërimës” së Trumpit, lira kishte humbur 14% pas nxitimit të investitorëve për të blerë dollarë, jenin kinez dhe asete të tjera financiare, të cilat konsiderohen si të sigurta gjatë kësaj periudhe paqartësish në tregjet financiare.
Lira ka qenë nën një presion të vazhdueshëm në këmbimet valutore, duke humbur rreth 50 për qind të vlerës kundrejt dollarit në 12 muajt e fundit, madje arriti pikën rekord më të ulët gjatë kësaj jave.

Inflacioni ka arritur në normë vjetore prej 15.9 për qind në korrik, më shumë sesa pesëfishi i normës mesatare të kombeve të zhvilluara, ndërsa huamarrja qeveritare në valutë është rritur së tepërmi.
Recep Tayyip Erdogan, pasi siguroi fuqi shtesë në zgjedhjet presidenciale të kësaj vere, është përpjekur të rikthejë besimin te monedha turke të premten, në një fjalim të mbushur plot me retorika nacionaliste, por ofroi shumë pak garanci për të qetësuar tregjet ndërkombëtare të valutave./tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.