Tuesday , June 22 2021

Çmendet “Dnevnik”: Çerek shekulli Brukseli mundohet ta shkatorrojë Maqedoninë!

E ashtuquajtura gazetare Mirka Velinovska, tani e njohur për qëndrimet e saj antishqiptare, si lajm në ballinë të të përditshmës pro-qeveritare “Dnevnik” heq akuya të rënda mbi Evropën, se gjoja, tanimë çerek shekulli po mundohet ta shkatërrojë Maqedoninë, përcjell Fakte. Sipas “Dnevnik”, ky plan ka filluar me Deklaratën e Lisbonës e cila kishte kërkuar që nga emri i shtetit të fshihet termi “Maqedonia”, ka vazhduar me bllokadën greke dhe me ndryshimet kushtetuese, ndërsa më pas ka vijuar atentati i presidentit Kiro Grigorov, shkruan Velinovska.

“Dhe ja, tani kemi arritur deri te përkrahja e BE-së për Platformën shqiptare, me çka përmbushet çerek shekulli se si Brukseli mundohet të na fshija nga harta e botës dhe çerek shekulli që kur BE, respektivisht pjesës së saj perendimore i jemi bërë kompleks” – shkruan “Dnevnik”.

Si zakonisht në kohën e fundit, edhe në këtë tekst nuk është lëshuar shansi të thurren komplote se në këtë “plan kundër Maqedonisë (dhe maqedonasve)” fjalën kryesore e kanë SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe shtete të tjera perendimore, të cilat, sipas autorit, nëpërmjet Edi Ramës dhe shqiptarëve në tërësi, po realizojnë këtë plan.

Edhe kreu i VMRO-DPMNE-së në deklaratën e mbrëmshme ka qenë në të njejtën vijë, duke akuzuar socialdemokratët se së bashku me shqiptarët dhe “disa qendra nga jashtë” po rrënojnë themelet e Maqedonisë unitare, për çka do të dalin në mbrojtje partia e Gruevskit dhe populli maqedonas, ka deklaruar ish kryeministri Gruevski./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *