Tuesday , January 19 2021

CIVIL promovon publikim gjithëpërfshirës për #ZgjedhjetëLira

CIVIL organizon ceremoni mbyllëse dhe promovim të publikimit, në korniza të projektit “ Zgjedhje të lira për qytetare(ë) të lirë, me 12 korrik( e martë), në Hotelin Opera House, me fillim nga ora 11.

Ngjarja e shënon fundin e projektit të mbështetur nga Ministria për Punë të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, që filloi me 1 qershor të vitit 2015, dhe mbaroi me 30 qershor të vitit 2016.

“Qëllimi i projektit është sigurimi i bazës për vëzhgim afatgjatë dhe analizë të proceseve politike dhe shoqërore të lidhura me zgjedhjet, në veçanti e drejta për votim, dhe të drejtat e njeriut, dhe të drejtat në tërësi. Gjithashtu, projekti paraqet burim për arsimimin qytetar, rritjen e vetëdijes dhe kyçjen e qytetare(ë)ve  që të sigurohen zgjedhje të lira. Publikimi, si një nga rezultatet e projektit, do t’i paraqet raportimet dhe analizat nga gjetjet tona dhe të aktiviteteve hulumtuese në korniza të projektit. Ne besojmë se ky projekt, i cili është komplementar me projektin PËRPARA,  i cili për momentin po realizohet, i mbështetur me mjete gjermane nga Pakti për stabilitet, është shumë i suksesshëm dhe se publikimi, gjithashtu i pasqyron të gjitha orvatjet tona në 12 muajt e fundit. Si dokument, publikimi, me siguri se do të shërbehet si rekomandim i rëndësishëm dhe burim i të dhënave për shoqërinë qytetare, partitë politike dhe bashkësinë ndërkombëtare në kornizat e tentimeve për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira, si dhe të kontribuojë për procesin e tejkalimit të krizës politike në vend”, thonë nga CIVIL.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *