Wednesday , June 23 2021

“CIVIL” me kërkesë për largim të qetë të qeverisë jodemokratike

CIVIL – Qendra për Liri, gjatë ditës së djeshme, para protestave të Revolucionit të Larmë dhe kundër protestave të GDOM, apeloi për qetësi, shmangie nga dhuna dhe përmbajtje nga çfarëdo incidentesh, duke pasur frikë, para së gjithash, nga provokimet eventuale të pushtetit ose derdhjes së mllefit të ndonjë prej demonstruesve, të cilët për dy muaj rresht orvaten që të kthejnë përgjegjësinë dhe llogaridhënien në Maqedoni, të vendoset shteti juridik dhe të ndëshkohet krimi dhe keqpërdorimet e qeverisë jodemokratike.

CIVIL përmes një kumtese drejtoi mbështetje pa rezervë ndaj të gjitha kërkesave të Revolucionit të Larmë dhe e mbështeti veprimin e pa dhunshëm qytetar kundër qeverisë jodemokratike. Dorëheqje të Qeverisë, largimin e pakusht të të gjitha pengesave mbi punën e PSP, formimin e repartit special në Gjykatën Penale sipas mandatit të PSP, departizimin e institucioneve, profesionalizimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, çlirimin e mediave, pastrimin e Listës së Votuesve dhe zgjedhje të lira, janë kushtet për tejkalimin e krizës politike në Republikën e Maqedonisë. CIVIL angazhohet për plotësimin e këtyre kushteve gjatë tërë periudhës së krizës politike.

13466171_989100397875096_4878634922963646420_n

Redaktori i CIVIL Media, Sinisha Stankoviq, përmes një kolumne kërkoi nga ish ministri Nikolla Gruevski që të heq dorë dhe të largohet qetë, sepse Maqedonisë nuk i duhet rrëmujë.

“Aman, mjaft është Nikolla!

Pasi që e depersonalizove idenë për ekzistimin e DPMNE dhe e përule presidentin e nderit që ta vendosësh në fron klikën fisnore ( themeluesit e ndjerë rrotullohen në varr, ndërsa një pjesë e të gjallëve të bëjnë thirrje të tërhiqesh dhe të ….) dhe luaje lojë me “unitetin kombëtar” të maqedonasve, duke i shënjosur të gjithë ata që të kërkuan llogari katastrofën në të cilën e jetojmë, cili është qëllimi yt i rradhës?

Depersonalizimi i asaj që mbeti nga Maqedonia, shtet që po fundoset sa më thellë me çdo minutë të kaluar, përmes huamarrjes edhe të gjeneratave të stërnipave tonë, për harxhimin e pakuptimtë të kiç-projekteve të shfrenuara dhe investimeve të huaja? Mos dhëntë zoti, luftë qytetare? Maqedonia prej kohësh është në gjunjë, e përgjysmuar dhe me ardhmëri të pasigurt. Sot edhe evropianët përsëri do të provojnë ta freskojnë, sa për ta shtyrë numërimin….Është koha për të hedhur peshqirin Nikollë…para se të pikojë loti i parë i fëmijëve. Pas kësaj, do të jetë vonë”,  shkroi Stankoviq.

13466324_989091727875963_5697894171411310983_n

Petrit Saraçini përmes kolumnës së tij përcolli disa mesazhe deri te disa grupe shoqërore të qytetarëve. Ai iu drejtua policëve, popullatës shqiptare në vend dhe mbështetësve të pushtetit. Ja një pjesë nga mesazhet e tij:

“ E para, deri te ata që do të ngjiten nëpër autobusët e çobanit, me dëshirë ose me zor: Mos lejoni që ju ta paguani faturën e kriminelëve! Kur të vini në Shkup, kaloni në anën e qytetarëve të lire të Maqedonisë! Dëbojini “naçallnikët”, mos lejoni që për një grusht banditësh të ju shkatërrohet edhe partia, edhe shteti!”

Deri tek policia: Jeni betuar se do t’u shërbeni qytetarëve, sovranëve të këtij shteti, Kushtetutës dhe ligjeve, e jo “naçallnikëve” dhe çobanit. Këto ditë ndoshta do të duhet të dëshmoni se sa ju vlen fjala dhe besa, vallë jeni EBR, PEP, “Tigra”, policë të Republikës së Maqedonisë ose njësi “laraskash”, respektivisht xhandarë dhe hyzmeqarë të “naçallnikëve” dhe diktatorit të vogël.

Deri te shqiptarët: Ndoshta ju duket se arusha luan tjetërkund, por e kaluara e Nikollçes dëshmon se ai dëshiron që armiqtë e tij t’i thyejë një nga një. “Bashkëpunëtorët” e tij nuk kalon dita që nuk bëjnë veprime antishqiptare, në pritje të “gjysmë-lojës së dytë”. Klasa servile politike shqiptare e mashtron popullin se kjo nuk është betejë e tij, ndërsa vidhen paratë e buxhetit që mbushet mbi 40% nga shqiptarët, e vendbanimet shqiptare janë si në mesjetë. Andaj, ta kthejmë lojën. Ti dalim përballë Gruevskit dhe hyzmeqarëve të tij, ta mbështesim Fatime Fetain, t’i dalim zot vetvetes, që nesër ta arrijmë atë që na takon – barabarësinë, drejtësinë, lirinë, demokracinë!”, shkroi Saraçini.

Para protestave të djeshme të Revolucionit të Larmë, ish gjenerali i policisë Stojançe Angellov, përmes CIVIL Media u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masovike në protestat kundër “kriminelëve të udhëhequr nga Nikolla Gruevski”, ndërsa ish kolegëve police u drejtoi apel që t’i respektojnë bashkëqytetarët e tyre dhe të përmbahen nga përdorimi i dhunës.

13466023_989100677875068_2304417530751009645_n

Mesazh të njëjtë u drejtoi edhe aktivisti i Revolucionit të Larmë Bllagojço Georgiev, i cili i thirri qytetarët të dalin masovikisht në protestat e djeshme dhe apeloi deri tek shumica e policëve të ndershëm dhe profesionistë të shërbimit të mos lejojnë që provokuesit e radhëve të tyre të shkaktojnë përplasje me qytetarët.

Edhe Josip Juratoviç, deputet në Parlamentin Gjerman, dha rekomandimin e tij për protestat e djeshme për CIVIL Media.

13432333_989089134542889_2393111023276816266_n

“Mendoj se edhe për njërën anë edhe për tjetrën, mbi të gjitha, është e rëndësishme se të gjithë kanë të drejtë në protestë. Nëse ajo po zhvillohet në kushte ku respektohet ligji dhe rregullat demokratike që e mundësojnë lirinë e protestimit. Pas çdo proteste qëndron organizator, e organizimi është çështje e përgjegjësisë edhe çdoherë duhet pasur kujdes të mos vijën në përshkallëzim, të mos u hyhet punëve shumë emocionalisht. E gjithë kjo varet nga organizatorët, por të gjitha anët kanë të drejtë për të protestuar. Pse jo? E rëndësishme është vetëm ajo protestë të jetë për të mirën e Maqedonisë dhe qytetarëve të Maqedonisë, e të mos zhvillohen njëri kundër tjetrit. Prapëseprapë, bëhet fjalë për të ardhmen e Maqedonisë, e cila mund të jetë e përbashkët, nuk mund ketë të ardhme, në qoftë se janë njëri kundër tjetrit. Secili ka të drejtë për protestë, ajo është e drejtë demokratike, por shpresoj se këto protesta janë shprehje të mendimeve personale për të mirën e Maqedonisë, e jo – njëri kundër tjetrit”, deklaroi për CIVIL Media, deputeti gjerman Juratoviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *