Thursday , February 25 2021

Çifti nga Shkupi humb jetën në aksident, shpëton fëmija 7 vjeçar

Një çift bashkëshortor kanë humbur jetën pas një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7.20 në magjistralen Udovë- Demir Kapi në vendin “Sveta Petka”, transmeton Fakte.

Aksidenti ka ndodhur kur automobili me targa të Shkupit, tipi “Fiat seicento”, çifti bashkëshortor së bashku me fëmiun e tyre 7 vjeçar, janë përplasur me autobus të kompanisë “Strumica Express”.

Sipas informacioneve të para, aksidentit i ka shpëtuar vetëm fëmiu, i cili është dërguar në Klinikën e Shkupit.

Komunikacioni në magjistrale është ndërprerë për të dy anët dhe verifikohen arsyet e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *