Çifti kinez, 102 dhe 99 vjeç

Pas 80 vitesh martesë, një çift në Kinë më në fund kanë realizuar fotografitë e dasmës.

Song Qinglin, 102 vjeç, dhe gruaja e tij Song Lishi, 99 vjeçe, ishin shumë të varfër për një festë të madhe kur u martuan më 1936, dhe kishin vetëm tri pjata me ushqim për banketin e tyre të dasmës, raporton People’s Daily Online.

Çifti i dashuruar u veshën me veshje të dasmës dhe u fotografuan duke ia mbajtur dorën njëri-tjetrit – duke realizuar dëshirën e tyre për të pasur fotografi të dasmës, transmeton Gazeta Express.

Çifti i bëri fotografitë më 23 korrik, në përvjetorin e 80’të të martesës së tyre. Fotografitë e tyre u bënë shpejtë hit në rrjetet sociale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *