Friday , February 26 2021

Çfarë po ndodh mes Kroacisë dhe Serbisë? Një spiun kapet në Beograd

Çedo Çoloviq, 57 vjeç, major në pension, është arrestuar për shkak të dyshimeve që në Serbi ka spiunuar për hesape të Kroacisë.
Prokuroria serbe ka njoftuar se personi që është arrestuar me Agjencinë serbe të Inteligjencës/Sigurisë (BIA) dyshohet për spiunim dhe se bëhet fjalë për person që kë shtetësi edhe të Serbisë edhe të Kroacisë, transmeton lajmi.net.

Në njoftim thuhet se që nga viti 1990 i dyshuari ka jetuar dhe punuar në Kroaci, kurse më pas ka vendosur të jetoj në Serbi.

Mediat kroat raportojnë se i dyshuari ka tentuar të arratiset në Kroaci, kurse “Blic” mëson se ky nuk është rasti i vetëm i spiunimit në të mirë të Kroacisë në Serbi.

Ky arrestim sigurisht se do t’i rris edhe më shumë tensionet edhe ashtu të larta ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë.

Raportohet se Kroacia së shpejti mund t’i hakmerret Serbisë duke i arrestuar agjentet e saj. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *