Tuesday , January 19 2021

Çekia propozon Ushtri europiane

Kryeministri çek, Bohuslav Sobotka, ka theksuar se nëse Evropa nuk formon një ushtri të përbashkët nuk do ta mund ta ruajë praninë e saj, transmeton Fakte.

Sobotka në një fjalim të mbajtur në Konferencën e Ambasadoreve në kryeqytetin e Çekisë, Pragë, ka mbrojtur idenë se kriza e refugjatëve ka treguar nevojën për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Evropës dhe se për të realizuar këtë ka nevojë për një ushtri të përbashkët.

Duke vënë në dukje se shpreson që në takimin e parë të Komisionit Evropian të diskutohen propozimet konkrete në lidhje me ushtrinë e përbashkët, Sobotka tha se “Sipas mendimit tim pa një ushtri evropiane me afat të gjatë ne nuk mund të ruajmë praninë tonë. Politikat evropiane të sigurisë duhet të përparojnë bashkërisht për një BE më të sigurtë dhe me aftësi lëvizshmërie të lartë.”

Ndër të tjera pasi ka theksuar se anëtarësimi në BE dhe në NATO për Republikën Çeke është shumë i rëndësishëm dhe se zhvillimet ndërkombëtare e kanë vërtetuar këtë, Sobotka ka shtuar: “Stabilitetit dhe aftësia e lëvizshmërisë së BE-së dhe NATO-s për Republikën Çeke është në rolin kyç. Kanë nisur diskutimet për të ardhmen e që të dy institucioneve. Në këtë çështje edhe Republika Çeke dëshiron të luajë rol aktiv. Qeveria e Republikës Çeke edhe pas daljes së Britanisë do të bëjë të pamundurën për vazhdimësinë e bashkëpunimit brenda Evropës.”/AA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *