ÇEDOMIR JOVANOVIQ: TË GJITHË DUHET TË PRANOJNË TË VËRTETËN MBI SREBRENICËN

Srebrenicës, Bosnjë e Hercegovinës, Republika Srpska dhe Serbisë nuk i janë të mjaftueshme vetëm qëndrime personale, por duhet të kemi qëndrim të qartë politik ndërsa ai obligon secilin që dëshiron të bëjë dallimin mes politikës së krimit dhe secilit njeri të mirë dhe normal cili do të jetë ai”, porositi Çedomir Jovanoviq, kryetar i Partisë Liberal-Demokratike në Serbi, pas ardhjes në shënimin e 21 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, raporton AA.

“Kaluan 21 vite ndërsa sikur dje të kishim dalë nga ajo luftë. Ne në atë luftë përfunduam për shkak të mosmarrëveshjeve të mëdha dhe mendoj se problemi i madh i vendeve tona, shoqërive, secilit prej nesh është se përderisa nuk jemi të qartë në karakterin e luftës nuk do të jemi të aftë as të eliminojmë shkaqet e saj”, tha Jovanoviq.

Ai përshëndeti deklaratën e ish-presidentit serb Boris Tadiq në të cilën përdori shprehjen gjenocid duke treguar se edhe të tjerët më herët apo më vonë, jeta do t’i detyrojë të pranojnë me apo pa vullnet të vërtetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *